Krimet elektorale/ Shella: Prokuroria çoi në gjykim vetëm 7 persona

Ndryshimi i kodit penal për krimet zgjedhore dhe rritja e ndëshkimeve për shkak të hetimeve të vakta dhe të pakta të prokurorisë nuk kanë sjellë rezultatin e pritshëm për të penalizuar krimet zgjedhore të ndodhura në 2017.

Ishte ky konstatimi i kreut të organizatës InfoCip Gerti Shella prezantuar gjatë një raporti këtë të mërkurë.

Institucioni që sipas këtij raporte ka bërë numrin më të madh të kallëzimeve për krimet zgjedhore përgjatë 2017 rezulton se është komisioni qendror i zgjedhjeve me 76 raste.

Përgjatë kësaj periudhe rezulton se prokuroria ka regjistruar 61 procedime penale dhe vetëm 5 prej tyre janë dërguar në gjykatë pas kompletimit të hetimit.

Si numër personash të kallëzuar kanë qenë 92 shtetas ndërsa në 5 rastet e dërguara në gjykatë janë vetëm 7 individë të marrë të pandehur.

Sipas Shellës raporti ka nxjerrë në pah dhe një mashtrim të ish kryeprokurorit Llalla me hetimin e një dosjeje me 3600 të larguar padrejtësisht nga puna përgjatë zjgedhjeve, pasi zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur InfoCip se s’ka asnjë hetim të tillë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës