POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nisma e dy mësuesve, bëjnë me shkollë të re pas 27 vitesh fshatin e largët të Skraparit (FOTO)

Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho

Skrapar- Nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal në Skrapar do të kenë një shkollë të re. Ëndrra e tyre është bërë realitet falë nismës humanitare të ndërmarrë nga dy mësues të kësaj shkolle, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho.

Ndërtimi i shkollës ka nisur që në vitin 2017-të dhe pritet të jetë gati në nisje të vitit shkollor 2018-2019. Mësuesit e ndërmorën këtë nismë pasi fituan 250 mijë lek të rinj në emisionin “100 Milion” dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në internet mblodhën mbi 10000$ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme dhe individë.

Postimet e mësuesve në rrjetet sociale

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, tualetin dhe një korridor. Ajo është e mjaftueshme për 5 fëmijët që do të ulen këtë vit në bankat e saj. Mësimi do të zhvillohet me klasë kolektive, ku secili nxënës do punojë me programin përkatës që ka.

Në profilet e tyre në Facebook dy mësuesit kanë postuar shpesh foto nga ecuria e punimeve për ndërtimin e shkollës.

ma.nd./f.g.
Komento

Komente

  • memento mori: 29/08/2018 23:01

    jane vec nje lule neper kaktusa, por jane lule

    Përgjigju
  • Jon: 29/08/2018 20:52

    Rrezatoni qytetari. Ju përshëndes.

    Përgjigju
  • Erjon: 29/08/2018 18:20

    Kjo eshte gje shum humane dhe e bukur per te ardhmen e brezave Bravo

    Përgjigju