Gjatë prezantimit të platformës online për punësimin e studentëve (Lexo këtu), kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestën e një grupi të vogël të cilët kanë zgjedhur të ngujohen te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë. Rama tha se ky grup studentësh po pengon shumicën tjetër që të bëjnë mësim, ndërsa shtoi se kërkesat shtesë të tyre, si shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, nuk do pranohen kurrë. Ai sqaroi sërish se ekselentët dhe ata në nevojë nuk do paguajnë tarifë studimi, ndërsa të gjithë tjetër do paguajnë vetëm 50%. Kryeministri kishte një mesazh edhe për nxënësit me rezultate të dobëta për të cilët tha se do përfitojnë vetëm këtë vit shlyerjen e 50% të tarifës së studimeve nga shteti, por jo vitin e ardhshëm nëse performanca e tyre do jetë njësoj.
"Nuk dalin më te kryeministria sepse nuk kanë më mundësi sesa shumë janë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim. Ata me 4-a dhe 5-a do marrin këtë vit, por vitin e ardhshëm nëse paraqiten me të njëjtat rezultate, nuk do marrin asnjë kokërr leku. Ne s'mund të paguajmë për këta që rrinë në kafe dje marrin katëra. Ata që përsërisin vitin nuk kanë për të marrë më kokërr leku.
Unë mund të jem një person që dua të bëj mësim, kam paguar para, nuk më intereson protesta, qeveria e asgjë, dua mësim. Pedagogu ka për detyrë të vijë dhe të më japë mësim dhe s'më pengon asnjë, jo më çeta që nuk di se çfarë kërkon apo kërkojnë gjëra që s'kanë për t'u bërë kurrë dhe thonë jemi studentë... Shoh që ka shumë që kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, por kjo nuk bëhet. Kemi bërë një përjashtim për ata me 9-a e 10-a dhe ata me ndihmë ekonomike. Masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar. Kush do ta bëjë Masterin, ta bëjë", tha Rama.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
9.1%
-
Pak
32.6%
-
Shumë pak
58.3%
Vota total: 132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama drejt Brukselit, pritet të takohet me kreun e KE Von der Leyen
18 Shtator, 19:56
-
Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO
18 Shtator, 11:09
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon të paktën 86 mandate, por a do t’i arrijë?
18 Shtator, 10:29
-
Godinat e reja për administratën, ja si duken projektet! Rama: Sipas modeleve më të mira europiane (VIDEO + FOTO)
18 Shtator, 08:08
-
FOTO/ Shpallen fituesit për 2 projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve! Godinat për institucionet publike në disa zona të Tiranës
17 Shtator, 20:14
-
Zgjedhjet 2025/ Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama 'i shqetësuar'! Mesazhi për socialistët dhe porosia për votën e diasporës
17 Shtator, 15:21
-
Hapet gara për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: S’ka më miliona euro qira në vit për privatin, pronat shtetërore për institucione
17 Shtator, 10:04
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator, 09:45
-
‘Merr jetë’ edhe kompleksi shkollë-kopsht në Cërrik, standarde europiane dhe ambiente bashkëkohore edukimi
17 Shtator, 08:16
-
Zgjedhjet e 2025/ Rama bën nesër bashkë drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët
16 Shtator, 16:45
-
Rama në shkollën profesionale 'Beqir Çela' në Durrës: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme
16 Shtator, 16:10
-
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet, që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp! Ka marr peng PD, po minon opozitën dhe po i shërben Ramës
16 Shtator, 15:24