TIRANË - Foto jo vetëm nga Kryeministria e ditëve të fundit, por dhe prej origjinës së saj, kohës kur është ndërtuar në vitet 1940-1941, ka gjetur dhe zbuluar kryeministri Edi Rama. Që më pas i ka postuar në Facebook.

Janë saktësisht tri foto bardh e zi të viteve 1940-1941, kur po ndërtohej Kryeministria, pjesë e Tiranës historike, e veprave dhe ansambleve monumentale, që u krijuan prej vitit 1927 e deri në vitet e pushtimit nga arkitektë italianë si: Armando Brasini, Florestano Di Fausto dhe Gherardio Bosio.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)