POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Studentët'/ Rama në Kuvend: Të gatshëm për plotësimin e 8 kërkesave, dialogu i nevojshëm për zbatimin e tyre

TIRANE - Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se qeveria është gati të plotësojë tetë kërkesat e studentëve, madje edhe duke ofruar më shumë sesa kërkohet, por më parë palët duhet të dëgjohen duke dialoguar në mënyrë që pikat të zbatohen me përpikmëri. Paralelisht me punimet e Kuvendit, jashtë zhvillohej protesta e studentëve në ditën e 10-të (Lexo këtu).

Sipas kreut të qeverisë një problem madhor i studentëve sot është diskriminimi i tyre brenda mureve të universitetit, çështje e cila sipas Ramës duhet të marrë zgjidhje. Rama tha gjithashtu se kjo protestë e studentëve i dha një shuplakë qeverisë për të nxjerrë mësime në të ardhmen për përgjegjësitë e saj.

Nga ky dialog do të dalë një marrëveshje e kalendarizuar ku për çdo pikë përgjegjësit do të përgjigjen për zbatimin ose moszbatimin e çdo pike. Tetë pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati t'i realizojmë. Por në çfarë forme? Qeveria nuk është sot në konflikt me studentët, por është gjithë sy e veshë te studentët. I falenderoj për shuplakën ndaj qeverisë edhe ndaj meje, sepse janë ato që na bëjnë më të vetëdijshëm në punën tonë...  Tre çereku i atyre pikave nuk ka lidhje me qeverinë, janë çështje të brendshme të universitetit. Shpresa se forumet brenda universitetit mund t'i zgjidhin këto probleme, çfarë problemesh janë këto publikimi online i shpenzimeve të universiteteve është detyrë e qeverisë? Si mund të them po pa i parë në sy? Publikimin e shpenzimeve të universitetit online duhet ta bëjë çdo universitet... Ku është te tetë pikat që të mos iu kërkojnë para për provimet? Ku është te tetë pikat?  Nuk dua që protesta të mbarojë. Le të vazhdojë në çdo universitet në formën e një rrjeti të strukturuar njerëzish që sot nuk e mbyllin se janë aty për arsye ekonomike dhe ikin pastaj kokë ulur... Ajo që unë kërkoj është dialog, për të hapur një kapitull tjetër bazuar në këto tetë pika. Duhet të zgjidhimin çështjen e diskrimimit të tyre brenda mureve të universiteteve.

Edi Rama, kryeministër

Rama tha më tej se protesta studentore po përdoret edhe nga segmente të politikës për të përfituar politikisht me qëllim rrëzimin e qeverisë. Por mesazhi i Ramës ishte se ata që duan rrëzimin e qeverisë duke përdorur dhe shfrytëzuar protestën e studentëve, do ta pësojnë më keq se në zgjedhjet e fundit.

 "Ka që duan rrëzimin e kësaj qeverie që nuk ka lidhje fare me studentët. Të rregullohen konviktet patjetër, kaloriferët, tarifa më të ulëta, karta e studentit do zgjidhnin problemin themelor që ka universiteti? Kurrë. Ato probleme nuk i zgjidhim as ne, as ata rektorë e dekanë që nuk e kanë nxjerrë fytyrën në ekran që të thonë se çfarë kanë bërë për ato që duhet të bënin. Ata që kanë kujtuar dhe kanë bërë çmos që gjithë këtë situatë, do ta pësojnë më keq seç e pësuan në zgjedhje...këtë radhë është kush fiton zemrat e studentëve si pjesë e gjakut dhe pjesë e mënyrës së funksionimit të mëtejshëm të kësaj shumice dhe qeverie që duhet të nxjerrë mësime dhe ndryshime të mëdha për mënyrën si iu qaset problemeve falë kësaj shuplake që ka marrë", u shpreh Rama. 

Kryeministri ironizoi edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe tha se kjo e fundit, me ndryshimet që do bëhen në arsim, do ngelet pa titullin e doktoraturës, por vetëm me cizme në dorë. “Juve ju kanë nxjerrë jashtë. E ndikuat protestën të maskuar. Tani, për të mos humbur kohë, së pari janë formuar organet e drejtësisë së re. përsa i përket propozimeve tuaja, janë të refuzuara. Janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, protesta i dha një grusht opozitës dhe i dha një shpresë shoqërisë. Doktoresha Monika, profesor Qorri, nuk sjellin zgjidhje. Duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me studentët. Qeveria e ka zgjidhjen. Doktoresha do jetë pa uniformë doktori dhe do ngelet me çizme”- tha Rama.

l.q./b.ha.
Komento

Komente

  • redu: 13/12/2018 14:04

    Zoti Rama per momentin do ishte mire te plotesoje ato pak kerkesa qe jane re arriteshme , dhe ftesa per dialog te aplikohet me pas . Kembengulja juaj per dialog eshte dicja qe nuk te ndihmon per situaten . Mbas uljes se tendionit duget filluar dialogu per ndryshime radikale , se reforma ne aresim ka mangesi qe duhet korigjuar . Nje kerkese duhet te ushte misbuxgetimi i universiteteve private , qe hane bisnes privat dhe ti dalin zit vetes dhe shuma te shkoj per ata publik . Kryesire eshte kontrolli studentir dhe transoarenca e shpenzimeve te fondeve per universutetet si dhe me kryesori , lufta kunder korrupsionit te rektorateve dhe pedagogeve

    Përgjigju