Rama: Në qershor nis puna për
ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Rama: Në qershor nis puna për<br />ndërtimin e aeroportit të Vlorës<br /><br>
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në muajin qershor do nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky aeroport pritet të ndërtohet në zonën e Akernisë. 

Rama shkruan se pranë qeverisë shqiptare ka mbërritur kërkesa zyrtare për këtë investim. "Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës😀Deri në qershor hapja e kantierit", shkruan Rama.

rama ne fb

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës ishte një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit i cili u rizgjodh deputet në këtë qark. Investimi për aeroportin e Vlorës do jetë privat dhe jo nga paratë e buxhetit të shtetit.

Interes nga një konsorcium turk
Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se është oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. 

Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.

Kompania turke ka ndërtuar aeroportin e Stambollit
Kompanitë e interesuara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit, aeroportin më të madh në Euro-Azi. Aeroporti i Vlorës, do të jetë jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo.

Kryeministri Rama ka premtuar më herët se një nga linjat që do operojë në Vlorë do ta ketë qendrën në Shqipëri dhe do të operojë me avionë të rinj dhe çmime shumë më të arsyeshme se ato që shqiptarët paguajnë sot. Ndërtimi i këtij aeroporti nuk e përjashton aeroportin e Sarandës, i cili mendohet të jetë një aeroport turistik dhe sipas parashikimeve të ekspertëve, pritet të sjellë një bum turistësh të huaj në plazhet e jugut.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës