REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme

Rehau

Tiranë, 28 mars 2024  -  Kompania REHAU edhe këtë vit mori pjesë në njërën prej panaireve më të mëdha në industrinë për dritare dhe dyer, Fensterbau Frontale 2024 Nurnberg, Gjermani, në të cilën i prezantoi zgjidhjet e veta inovative dhe mirëpriti më shumë se 400 partnerë dhe blerës nga i tërë regjioni. Nën moton All in One Partner, REHAU e prezantoi portofolin e vet të zgjeruar i cili sjell zgjidhje konkrete, vlerë të matshme të shtuar dhe qëndrueshmëri për të gjithë partnerët.

Sektori për zgjidhje dritaresh, i prezantoi dritaret e të ardhmes të cilat janë tërësisht të qëndrueshme, prodhimi i të cilave zhvillohet me pothuajse 90% emetim më të vogël të CO2.

Zgjidhjet e numërta inovative të cilat u prezantuan në këtë panair, paraqesin se si sektori për zgjidhje dritaresh i REHAU e zhvillon dhe nxit efikasitetin e vet, e avancon dizajnin dhe ç’është më e rëndësishmja vazhdimisht e përmirëson qëndrueshmërinë e vet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, shitjes, prodhimit, servisimit dhe marketingut. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zgjidhje të profileve për dritare, pjesë shtesë të sistemeve, shërbime digjitale ose produkte të mençura, e gjithë ajo krijohet përmes komunikimit intensiv dhe të drejtëpërdrejtë me tregun, partnerët dhe industria, me të gjithë së bashku po ndërtohet një e ardhme më e suksesshme dhe më e bukur e shtëpisë.

"Së bashku me partnerët, bashkëpunëtorët dhe blerësit tanë , i gjejmë dhe përdorim mundësitë dhe në atë mënyrë sigurojmë sukses afatgjatë për të gjithë ne. Me sistemet, zgjidhjet dhe shërbimet e REHAU, së bashku i frymëzojmë blerësit dhe partnerët edhe sot edhe nesër. Si partner i rëndësishëm në industrinë në të cilën veprojmë, sigurojmë përgjgjie konkrete për megatendencat globale dhe ofrojmë zgjidhje efikase për sfidat nga mungesa e fuqisë punëtore, inovimeve të menduara, riciklim dhe ekonomi qarkore. Me simbiozën e të gjithë kësaj, në stendën tonë mbresëlënëse të panairit, e cila pas mbajtjes së „World od Windows“ 2022 dhe lançimit të ARTEVO në vitin 2023, ishte qendra inovative e rradhës për komunikim të zgjidhjeve konkurruese dhe moderne për partnerët tanë, sepse jemi All in One Partner", tha Sashko Daev, drejtor i REHAU byrosë së shitjes Shkup, dhe udhëheqës i shitjes për sektorin e zgjidhjeve për dritare për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

RAU-INFINIO: Fibra qelqi të cilat i ndryshojnë rregullat e lojës

Për profesionistët për dritare të cilët kanë vizion, faktor kyç për sukses është kompania, e cila në të vepruarit e vet kujdeset për tërë zinxhirin e vlerave, sepse në atë mënyrë arritet stabiliteti dhe siguria. Andaj, qasja holistike e REHAU, bazohet në fuqinë inovative dhe të gjithëanshme, ndërsa shembulli më i mirë për atë është teknologjia e re për prodhim të profileve të dritareve nga fibra të gjata qelqi, RAU-INFINIO.

Me përdorimin e fibrave të gjata të qelqit në matricën termoplastike, profesionistët nga sektori për zgjidhje dritaresh në REHAU, krijuan profile të dritareve me cilësi të jashtëzakonshme mekanike. Materiali i ri hap edhe në tërësi mundësi të reja për sisteme dhe zgjidhje dritaresh, ndërsa RAU-INFINIO siguron dimensione edhe më të mëdha të elementeve të dritareve, stabilitet, izolim, mundësi për zbatim, përpunim, dizajn, siguri dhe qëndrueshmëri.

ARTEVO TERRA: Bio inovacion për një të nesërme më të mirë

Sektori për zgjidhje dritaresh i REHAU, është ndër të parat në botë, e cila përdori dhe përshtati biopolimerin për përpunimin e dritareve, si edhe një në rradhën e materialeve të qëndrueshme, që do kontribojë për ekonominë e plotë të mbyllur qarkore.

ARTEVO TERRA është një hap strategjik përpara në krahasim me konkurrencën për vitin 2024, bazohet në sistemin e dritareve ARTEVO, i cili ishte i prezantuar vitin e kaluar. Inxhenerët dhe ekspertët në REHAU, me këtë sistem dritaresh inicojnë përdorimin masiv të bio PVC, si materiali i vetëm dhe i qëndrueshëm në industrinë e dritareve. Me bio PVC-në, ARTEVO TERRA kursen deri 90% emetim të CO2 në krahasim me përdorimin e PVC-së së zakonshme dhe pothuajse në tërësi është e bërë nga material i ricikluar dhe i dizajnuar të jetë i qëndrueshëm gjatë tërë jetëgjatësisë së vet të funksionimit.

Veçori e jashtëzakonshme e ARTEVO TERRA është termoizolimi dhe fakti se nuk i duhet përforcim çeliku deri në 2,4 metra lartësi të kornizës.

SLINOVA X: Standard i ri i dritareve për përdorim profesional

Dizajn unik, prodhim dhe montim efikas, të inkorporuara në konceptin për qëndrueshmëri – kjo është SLINOVA X – zgjidhja inovative për elementet rrëshqitëse, e cila bazohet në materialin me cilësi të lartë RAU-FIPRO X. Falë tipareve të veçanta të RAU-FIPRO X, SLINOVA X ofron një ndarje më të detajuar se kurrë më parë, tek sistemet për elemente rrëshqitëse, të bazuara në PVC. Kjo qasje hap dimensione të reja për përdorim profesional, dhe i frymëzon arkitektët dhe investitorët, që idenë e tyre t’a shndërrojnë në realitet. SLINOVA X e ka platformën e njëjtë për krahë me SLINOVA, ndërsa varianti tjetër i platformës për elemente horizontale rrëshqitëse. Kjo jep një përparësi shtesë: thjeshtësim i rëndësishëm nga këndvështrimi logjistik dhe prodhues, falë mundësisë që të përdoren pjesët identike.

SLINOVA X mundëson dizajn fleksibël të profilit, sistem i cili është i ndërtuar nga 69% material i ricikluar, i përshtatur për përdorim në pothuajse të gjitha vendet e botës, falë veçorive të përshtatshmërisë së hapësirës në të cilën do inkorporohet, ndërsa pjesa qendrore është e gjerë vetëm 32 milimetra!

Në panaririn Fensterbau Frontale 2024 në Nurnberg, REHAU prezantoi edhe një sërë zgjidhjesh të reja në kuadër të REHAU Connect, REHAU Window.ID dhe REHAU sistemin për planifikim.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sera me kanabis në Berat, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Sera me kanabis në Berat, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit