Rreziku nga antibiotikët, Specialistja: Të vendosë mjeku për përdorimin e tyre

Antibiotikët pa rekomandim janë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri, ku shpesh ato merren direkt nga farmacia pa recetë. Specialistja e ISHP, Lindita Molla në një intervistë për Report TV shpjegon rrezikun që mbart përdorimi i antibiotikëve pa kriter dhe pa këshillimin e mjekut.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit publik kanë ngritur alarmin në lidhje me rritjen dramatike të përdorimit të antibiotikëve. Nga kjo sferë nuk përjashtohet as Shqipëria, ku përdorimi i antibiotikëve pa kriter përbën një problem shqetësues. Në intervistë për Report Tv Specialistja e ISHP, Lindita Molla tregon rreziqet e këtij përdorimi dhe tërheq vëmendjen për parandalimin e këtij fenomeni.

Në botë referohen edhe raste vdekje dhe rastet e vdekjeve nuk janë të pakta. Këto vijnë si rezultat i keqpërdorimit të antibiotikëve. Ne nuk mund të themi që në Shqipëri që ka raste vdekje të antibiotiko-rezistencës sepse studime të mirëfillta nuk janë bërë, por problematika dhe këtu është e lartë. Ne fitojmë rezistencë edhe kur kemi gjendje virale. Përdorimi pa kriter i tyre është hapi më i rëndësishëm që duhen parandaluar. Pra, ta kenë parim që në radhë të parë duhen të drejtohen te mjeku dhe pastaj të përdoren antibiotikët, të dijnë si të përdorin çajra të ndryshëm, duhet të kemi edukim të mirë të mjekëve që jo direkt përdoret antibiotiku, të kemi ndërgjegjësim të farmacistëve, që jo gjithkujt mund ti jepet antibiotik.

Lindita Molla

Nga ana tjetër, kërkohet edhe prodhimi i antibiotikëve të rinj. Specialistja Molla tregon rastin e Kolestinës, i cili rikthehet pas 40 vitesh, por nuk jep më efektin që ka dhënë dikur.

Duhet t’i referohemi rastit të kolestinës, i cili është një problem mbarëbotëror. Për 40 vite nuk është përdorur si antibiotik parësore, por po shohim që problematikat e përdorimit të kolestinës janë të mëdhaja, sepse përhapja e r1 si në njerëz dhe në kafshë është shumë e madhe. Nuk bëhet më fjalë për hasje të disa shtameve, por për përputhje të geneve.

Lindita Molla

Në vendin tonë ende mungon një studim mbi rezistencën e antibiotikëve, dhe për të marrë masat e duhura mbi përdorimin e medikamenteve të caktuara.

( Specialistja, Lindita Molla, e  cila flet për rrezikun që vjen nga përdorimi i antibiotikut pa recetë ) 


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdosh: 11/04/2018 17:36

    Dhe ne fakt rregulli keshtu eshte: antibiotiket vetem me recete nga mjeku. Ku jane shoqatat e mjekeve dhe farmacisteve, qe duhet te jene te paret qe te kerkojne zbatimin e ligjit. Me falni, harrova qe te them qe keta (mjeket dhe farmacistet) jane ata qe nuk zbatojne edhe gjerat me elementare. Si mund te japi nje farmacist nje antibiotik pa receten e mjekut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)