Tetë muaj pa rroga, punonjësit e Ujësjellësit Selenicë në protestë: Stakojmë pompat nëse nuk paguhemi deri të premten

Zona e Selenicës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm duke filluar nga dita e premte. Shkak për ndërprerjen e ujit është mospagesa e punonjësve të ujësjellësit  Selenicë të cilët nuk kanë marrë rrogën prej tetë muajsh. Janë 50 punonjës të cilët sot kanë protestuar para prefekturës së Vlorë duke kërkuar të pagat e tyre. Ata shprehen se nëse nuk marrin rrogat e tetw muajve, ditën e premte do të stakojnë popat e furnizimit.

Kemi 8 muaj pa marrë lekët dhe nuk kemi si të jetojmë më. Mendojmë vetëm të largohemi dhe të ikim, të zhdukemi. Nuk shikojmë as shtet gjëkundi dhe as një përkrahje. S’kanë e kanë fajin qytetarët, por nuk do të furnizohen më me ujë. Po nuk morëm pagat ditën e shunë, është e pamunduar që t’u çojmë më ujë.

Punonjësit

Një fond prej 40 milion lekë që është akorduar për ujësjellësin e Slenicës është bllokuar në thesar përshkak të mospagimit të energjisë elektrike dhe klimikateve që janë përdorur për klorifikimin e ujit.

Sot në mëngjes më kanë dhënë një ultimatum që do fikim pompat, për arsye të mospagesës. Sepse kam 8 muaj që i kam mbajtur varur, do i marrim sot, do i marrim atje. As prefekti nuk na ktheu përgjigje as ministria dhe lekët e bashkisë që na akorduan për likujdimin e faturavë për vitin 2018, edhe ato na i bllokoi thesari.

Punonjësit

Kërkesat e punonjësve kaën qenë të vazhdueshme, por sot ata kanë kërkuar edhe takim me prefektin, ky i fundit nuk ka denjuar ti takojë punonjësit punonjësit e ujësjellësit të cilëve nuk u janë likuiduar pagat prej 8 muajsh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

‘Veri-Jug’, çfarë duhet të dini për zhvillimin e blegtorisë në kullotat e Kaninës

‘Veri-Jug’, çfarë duhet të dini për zhvillimin e blegtorisë në kullotat e Kaninës