Tifozët 'non grata' në stadium, KF Tirana i kërkon shpjegime Policisë

Tifozët 'non grata' në stadium, KF Tirana i kërkon shpjegime Policisë

Foto ilustruese

Klubi i Tiranës njofton se i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Policisë Tiranë në lidhje me tifozët. Kanë qenë forcat e rendit, ata të cilat kanë shpallur 45 tifozë si të padëshiruar në stadium dhe kjo gjë ka bërë që bardheblutë të boshatisin stadiumin.

“KF Tirana, nëpërmjet kësaj shkrese zyrtare, i drejtohet Drejtorisë së Policisë Tiranë, për të kërkuar informacion të detajuar mbi një çështje tepër shqetësuese. Në datën 28.03.2018, jemi njohur zyrtarisht me një listë personash të cilësuar si të palejuar për të hyrë në stadium. 45 tifozë, të ndaluar apo shoqëruar në Komisariatet e Tiranës janë shpallur si të ndaluar për të hyrë në stadium.

KF Tirana kërkon një takim me drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë për të verifikuar problemet e konstatuara dhe zgjidhur këtë çështje shqetësuese për klubin, komunitetin e tifozëve të Tiranës, si dhe Policinë e Shtetit. KF Tirana fton gjithashtu Federatën Shqiptare të Futbollit të organizojë një takim me të gjithë palët pjesëmarrëse për të ndihmuar garën dhe parandaluar zbrazjen e stadiumeve”.

Shkresa e KF Tirana drejtuar Drejtorisë së Policisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)