Ekskluzive/ Momenti kur autori vë tritolin dhe shpërthimi në banesën e të dënuarit për vrasje

TIRANË-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur gjatë natës Bathoren. Tritoli u vendos në garazhin e banesës së Gazmir Dacit, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të shpërthimit në garazhin e banesës së Xhelal Dacit, babait të Gazmirit. Në pamjet duket momenti kur autori, pasi vendos eksplozivin me fitil në orën 01:31:30, i maskuar largohet me vrap në drejtim të makinës që kishte e priste pak metra më tej duke ikur me shpejtësi.

Ndërsa rreth 25 sekonda pasi largohet nga vendi i ngjarjes, në 01:31:55 ndodh shpërthimi. Momenti i shpërthimit është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ndërsa autori ka qenë i maskuar dhe mjaft i kujdesshëm për të mos lënë gjurmë. Nga shpërthimi që mendohet se ka qenë rreth 150 gr eksploziv janë thyer xhamat e banesës dhe dera e garazhit.

Banesa e Dacit është tronditur edhe dy herë të tjera, fillimisht nga një granatë që është hedhur në oborrin e banesës pak vite më parë, ndërsa në 1 janar 2017 u vendos tritol në dyqanin në pronësi të familjes. Shkak i shpërthimit të sotëm, por edhe i atyre më parë dyshohet se janë konfliktet e vjetra dhe hasmëria, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kush është Gazmir Daci dhe konfliktet
Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Për shkak të kësaj ngjarje, në 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper. Pas atentatit të dështuar në burg, policia arrestoi 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy personat qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por gabuan në shënjestër, pasi i plagosur mbeti një person nga Kosova.

Gazmir Daci

Skeda e përplasjeve Kolaveri-Daci
Atentatet ka zanafillën më në 4 nëntor 2015, me vrasjen me armë zjarri të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri. I dënuar për këtë vrasje është Gazmir Daci, objektivi i sulmit në Vaqarr.

Pas ngjarjes në 4 nëntorit 2015 që erdhi si pasojë e një konflikti të mëparshëm, vëllai i tretë Ergys Kolaveri, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit në Tiranë. Por duke ngatërruar shënjestër e duke plagosur personin e gabuar.

Dy vëllezërit Valmir dhe Robert Kolaveri u qëlluan me armë zjarri nga Gazmir Daci pas një konflikti në një lokal në qendër të Bathores në Tiranë. Ndërkohë, i arrestuari mësohet se ka qenë me dy vëllezerit në lokal, ku pas një grindjeje fillimisht verbale kanë dalë jashtë lokalit, dhe 27-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur rëndë, ku më pas Valmir Kolaveri ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe Robert kolaveri mbeti i paralizuar.

Për këtë ngjarje policia do të arrestonte të kërkuarin Gazmir Daci. Ai u kap në dhomën 12 të një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s.

Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Përplasja mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur që kohë më parë në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin.

Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Gazmirin, që njihet edhe me emrin Elson. Kur janë gjendur në lokal, ky i fundit u ka kërkuar sqarime lidhur me rrahjen që i kishin bërë në Francë. Në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:48
Eksplozivi/ Babai i Dacit për REPORT TV: Autorët dihen, nëse shteti nuk vepron, do marr hak vetë

Pas vendosjes së eksplozivit në garazhin e banesës në Bathore, Report Tv ka kontaktuar me Xhelal Dacin, babai i të dënuarit Gazmir Daci. Ai ka deklaruar se autorët dihet se kush janë, sipas tij Saimir Kolaveri, por akuzon se shteti nuk vepron, pasi hasmi i tij ka mbrojtje në prokurori. Ai paralajmëron se nëse shteti nuk do të reagojë do të bëjë vetëgjyësi, pasi nuk ka rrugë tjetër. Xhelal Daci shprehet per Report Tv se kjo eshte hera e katert qe i vendoset tritol.

Intervista e plotë e Xhelal Dacit për Report Tv

Zoti Daçi ku dyshoni për ngjarjen?
Policia, prokuroria dhe nipi i vet Arben Nela mbrojnë Saimir Kolaverin pa hesap. I bëj thirrje shtetit, kryeministrit dhe mediave ta dërgoni këtë mesazh.

Pse mendoni se është Saimir Kolaveri autori?
Nuk kam ngatërresë me asnjë person tjetër veçse me Saimir Kolaverin.  

Si nisi konflikti?
Saimiri më ka ardhur dhe më ka thënë do të japësh djalin punëtor për të nisur emigrantë nga Franca në Angli, unë nuk pranova dhe aty kemi ngatërruar. Kanë ardhur dy vëllezërit e tij me më rrahur, Roberti me Ergysin, lokali nuk i ka lënë. Lëshova fjalë erdhën Përparimi dhe Luan Kolaveri dhe i kemi mbyllur. Pas një viti Saimir i doli djalit para më pas ndodhi vrasja.

Kur jeni takuar për herë të fundit me Saimir?
Me Saimirn nuk jemi takuar që kur ka ndodhur vrasja. Me Saimirin, mbrëmë u takova në orën 1:30 kur më vendosi tritoli dhe do ta takohem shumë shpejt me të kismet Zotit.

Cfarë doni të thoni me këtë?
Nëse shteti nuk merr masa do të bëj vetëgjyqësi. Në shtet dhe prokuroi nuk po gjej zgjidhje se ka njerëzit e tij. Ai ka shtirë në fëmijë dhe gra, nëse shteti nuk merr masa do të bëj vetëgjyësi të papame, jam i detyruar.

Po ju i trembemi ndonjë akuze dhe ndonjë tjetër konflikti?
Do ta provoj se nuk kam ku të shkoj më, do i çoj edhe fjalë në shtëpi, që fëmijë e gra mos prekë. Nëse ka diçka të prekë te unë dhe djali, nuk i thash që pse shkoi te burgu me vrarë djalin

Keni kërkuar azil jashtë vendit?
Nuk kam kërkuar azil

Keni pasur mbrojtje nga policia?
Mbrojtje kam kërkuar, kanë ardhur një orë dhe ikin, nuk rrinë dy vite këtu. Gruaja ka qenë me urdhër mbrojtje policie, por ata nuk kanë pyetur për urdhër mbrojtje, pasi ata kanë nipin e vet prokuror

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 27/07/2018 09:03

    Shiteni shtepine dhe ikni larg, aty s'do gjeni asnjehere qetesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza