Vranësira dhe reshje shiu lokale, por pasdite priten kthjellime! Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, por pasdite priten kthjellime! Parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të jenë hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

në zonat malore 0 deri 16°C

në zonat e ulëta 2 deri 19°C

në zonat bregdetare 6 deri 19°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dy futbollistët e Kombëtares në formacionin e javës në Kroaci

Dy futbollistët e Kombëtares në formacionin e javës në Kroaci