Xhafaj takon zyrtarin e lartë belg: Masa konkrete për të frenuar azilkërkuesit

Xhafaj takon zyrtarin e lartë belg: Masa konkrete për të frenuar azilkërkuesit

Fatmir Xhafaj gjatë takimit me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken

TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në një takim Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.  Ministri e falendëroi për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit. Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.

Pas takimit, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se takimi ishte i frytshëm, ndërsa qeveria shqiptare ka një plan masash për të parandaluar azilkërkimin. Sipas saj, në vendet e zonës Shengen ne kemi një ulje të kërkesës për azil me 24% për vitin 2017, sipas të dhënave të Eurostat. Voda  deklaroi se 3 muajt e parë të këtij viti, iu është refuzuar dalja rreth 5,400 shtetasve shqiptarë për mungesë dokumentacioni.

Patëm një takim të frytshëm me Sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Migracionin e Belgjikës, me të cilin jemi dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm për adresimin e një sërë çështjesh që preokupojnë vendet tona, por kryesisht ato të migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit.

Dëshiroj të theksoj se marrëdhëniet tona janë në një nivel bashkëpunimi shumë të mirë dhe me rezultate konkrete, por që duhet sigurisht të intensifikohen dhe presim sigurisht rezultate më të mira.E falënderova Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë procesit të integrimit të vendit tonë në BE.

Më duhet të theksoj që në fokus të veçantë të diskutimeve tona, siç e thashë, ishin çështjet e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit. Në këtë kontekst, i prezantova paketën e masave të marra për frenimin e migracionit të parregullt jo vetëm drejt Belgjikës, por edhe vendeve të tjera të BE-së, të cilat ndikohen nga ky fenomen.

Unë dua të theksoj se ne jemi të vendosur për të minimizuar fenomenin e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit pasi Shqipëria është një vend i orgjinës së sigurt dhe dua të theksoj së që nga muaji korrik 2017, Policia e Shtetit ka forcuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me fokus të veçantë të miturit e pashoqëruar, duke proceduar me ndjekje penale për të prindërit që lenë të miturit e pashoqëruar në vendet e BE-së.

Kemi bërë fushata intensive sensibilizuese; masa administrative dhe procedime për favorizuesit dhe nxitësit e azilit të paligjshëm; kemi proceduar punonjës policie që duke shpërdoruar detyrën apo përmes korrupsionit lejonin kalimin e personave me probleme në dokumentacion për të udhëtuar në Shengen; si dhe jemi të vendosur për goditjen e grupeve kriminale që janë të përfshira në këtë veprimtari.

Të gjitha këto masa që ne kemi ndërmarrë deri tani kanë dhënë një efekt paraprak. Në vendet e zonës Shengen ne kemi një ulje të kërkesës për azil me 24% për vitin 2017, sipas të dhënave të Eurostat.

Gjithashtu mjafton të kujtojmë faktin se 3 muajt e parë të këtij viti, iu është refuzuar dalja rreth 5,400 shtetasve shqiptarë për mungesë dokumentacioni.

Por, sigurisht ne jemi të ndërgjegjshëm që lufta jonë ndaj këtij fenomeni duhet të vazhdojë. Masat shtrënguese janë njëra anë, por nga ana tjetër Ministria e Brendshme ka hartuar dhe ka gati për miratim një Plan e Veprimi të gjerë për parandalimin e fenomenit të azilit në vendet e BE-së dhe zonën Shengen.

Mbetemi tërësisht të angazhuar të bashkëpunojmë me palën belge, për të zhvilluar një analizë të detajuar të fenomenit të azil kërkimit, shkaqeve dhe faktorëve që e nxisin atë.

Do të vijojmë të bashkëpunojmë edhe më afër në planin operacional me Belgjikën dhe jam e bindur se eksperiencat që kemi pasur me vende të tjera të BE-së, do të shërbejnë si model në adresimin e kësaj çështje me më shumë efektivitet në të ardhmen.

Rovena Voda

Shqipëria mori para dy ditësh rekomandimin për hapjen e negociatave, ndërsa vendimi do të merret nga Këshilli në muajin qershor. Tre janë vendet skeptike, Gjermania, Franca dhe Holanda për shkak të krimit dhe azilkërkuesve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës