E kaluara e opozites

Partia Demokratike italiane (majta), e cila sapo ka humbur zgjedhjet, po shqetësohet për rolin e ardhshëm në opozitë: "Të bësh opozitë kur sapo ke dalë nga një qeverisje nuk është një punë e lëhtë, nëse duam të ruajmë besueshmërinë dhe koherencën, sepse shumë nga projektet që do të realizojë qeveria e re, janë përgatitur nga qeveria jonë, kështu ne nuk do të mund të kritikojmë atë që ne vetë kemi përgatitur". Një ndjeshmëri politike kjo që nuk i përket partive shqiptare. Sapo kaloi në opozitë PD-ja e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në 2013, nuk patën asnjë problem të denonconin skandalin e kultivimit të marijuanës që ishte mbjellë kur ata ishin në qeveri. Ndërsa tani LSI e Monikës bën të njëjtën gjë, kritikon konçensionin e Rrugës së Kombit që vetë ministrat e LSI e kanë propozuar dhe miratuar. Të gjithë duhet të bëjnë llogaritë me të kaluarën, edhe opozita.

Komento