Ahmetaj i bllokoi lejen, koncesionari mban të bllokuar portin në Sarandë

15 Korrik 2018, 17:08

Gjashtë ditë pasi Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj pezulloi koncesionarin e portit të Limjonit në Sarandë, kompania ‘Concord Investment’ që kishte administrimin vijon aktivitetin duke krijuar sot edhe përplasje me institucionet.

Sot sërish nuk janë lejuar që në këtë port të funizohen me karburant jahtet dhe mjetet e tjera lundruese pa paguar taksën e vendosur nga koncesionari. Pas ankesës së agjencive turistike në këtë port kanë shkuar edhe Auron Tare, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit si dhe Asqeri Fezga Shefi i Sigurisë së Portit në Sarandë, të cilët kanë pasur edhe një përplasje verbale me punonjësit e koncesionarin.