“Air Albania” fluturon me muzikë tradicionale, Rama poston videon me studentët e ekselencës

18 Shtator 2018, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2018-09-18 16:16:40

Kryeministri Rama ka publikuar videon e udhëtimit të studentëve të ekselencës drejt Stambollit, që shënoi edhe fluturimin e parë të “Air Albania”.

Ishin 80 studentët e ekselencës ata që inauguruan udhëtimin e parë të avionit të parë shqiptar. Nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare si, vallja e Tropojës, valle labe, valle tironse, ata kanë përshkuar rrugën nga Tirana në Stamboll dhe kanë dhënë përshtypjet e tyre

“Ishte një eksperiencë e paharrueshme”

Student i ekselencës

Ndërsa një tjëtër studente që zbret në Rinas pas udhëtimit të parë me Air Albania shprehet:

“Jam e sigut që Air Albania do jetë e ardhmja e aviacionit shqiptar”

Studentja e ekselencës