AKEP iu kërkon portaleve të pajisen me NIPT, ja lista e parë kush nuk e ka

15 Tetor 2018, 18:08 | Përditesimi i fundit: 2018-10-15 20:26:46

Autoriteti i Komunikimive Elektroniko-Postare, AKEP ka publikuar ditën e sotme një listë të parë prej 44 portalesh të cilët nuk kanë NIPT dhe duhet të pajisen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe ta bëjnë publik NIPT-in në në seksionin Kontakt të faqes së tyre.

Në njoftimin e AKEP thuhet se gjithe portalet online duhet që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online brenda 72 orësh, në të kundërt AKEP, pas përfundimit të këtij afati do të bëjë mbylljen e cdo portali të paregjistruar.

Sipas burimeve, të paktën 60 nga portalet kryesore në vend rezultojnë të regjistruar me NIPT pranë QKB, si çdo aktivitet që mbledh të ardhura (reklama) dhe paguan sigurime shoqërore për gazetarët. Këto portale të regjistruara tashmë, thjeshtë duhet ta shfaqin publikisht në seksionin Kontakt numrin e tyre të NIPT që e kanë.

 Kjo listë e AKEP, u paralajmërua nga një deklaratë e dy ditëve më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se të gjitha portalet duhet të legalizohen.

Njoftimi i plotë:

AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes  së tyre online.

AKEP i'u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:

Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:

24-ore.com

360grade.al

Albpress.org

Alpenews.al

Argjirolajm.net

Botasot.info

Diell-online.al

Durreslajm.al

ekskluzive.al

eperditshmja.com

Exit.al

Folshqip.al

gazetaimpakt.com

Hashtag.al

Ina-online.net

InfoElbasani.al

infopasqyra.com

Insajderi.com

Javanews.al

Korrieri.org

Lajme.net

Lajmeonline.al

Lajmi.net

Lajmifundit.al

Liberal.al

Noa.al

Opinion.al

Opozita.com

Orikuminews.com

Pacensure.com

perqasje.com

Politiko.al

Publik.live

Reporter.al

Respublica.al

Sarandaweb.net

Shqiperia.com

Skandal.al

Sovrani.info

Superligash.com

Tesheshi.com

Tiktak.al

Tpz.al

Zjarr.tv

Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.