Aksident tragjik në Durrës, makina përplas këmbësoret, 2 persona humbin jetën

12 Janar 2019, 20:07 | Përditesimi i fundit: 2019-01-12 21:30:17

Një aksident i rëndë është shënuar  këtë të shtunë në Durrës ku makina  ka përplasur dy këmbësor, për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e ish. kënetës  në lagjen nr.17  të qytetit, ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit tip "BMW" AA 835 BD me të cilin po udhëtonte duke përplasur dy këmbesorë të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.