Aksident në Elbasan, përplasen "kokë më kokë" dy automjete, 4 të plagosur

15 Dhjetor 2018, 17:11

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Elbasan, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

 Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasani ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tjetër tip “Golf6 ”. Gjithashtu bëhet e ditur që të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende, po policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.