LEZHË- Dy makina tip Volkswagen dhe Benz janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang të Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, si pasoje e aksidentit dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk ka asnjë detaj sa i përket identitetit të viktimave dhe të plagosurve apo të rrethanave që kanë sjellë këtë përplasjeje.