Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën, vdes 60-vjeçari

24 Prill 2018, 16:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e bahçallekut, në hyrje të qytetit, ku një 25-vjeçare, me inicialet D.J drejtuese e nje automjeti tip Mercedes C-Class ka goditur një të moshuar.

Viktima Ejll Gjergji, rreth 60-vjeç, po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është goditur në mënyrë fatale nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që hetimet për verifikimin e dinamikës së ngjarjes vijojnë.