Aksident në Vlorë, përplaset për vdekje një 70-vjeçare

17 Tetor 2018, 20:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Vlorë , ku një moshuar 70-vjecare ka humbur jetën pas përplasjes nga një makinë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 në rrugën "Transballkanike" pranë stacionit të trenit, në Vlorë.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur një automjet tip BMV me targë AA 708 OU, e ka përplasur atë. Policia bën te ditur se 70 vjeçarja është dërguar menjeherë në Spitalin Rajonal Vlorë por për shkak të dëmtimeve të renda në trup ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili është shoqëruar në Komisariatin pranë DVP Vlorë . Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave te aksidentit.