Policia kryen shpërthim të kontrolluar të valixhes pranë Piramidës, rezulton fals alarmi për bombë në Tiranë

24 Qershor 2018, 21:17 | Përditesimi i fundit: 2018-06-25 07:30:09

TIRANË- Rezulton fals alarmi për bombë pranë bustit të Papës tek Piramida, i dhënë mbrëmjen e sotme nga qytetarët e shqetësuar. Në fillim dyshohej se valixhja mund të kishte lëndë plasëse brenda saj, por pas shpërthimit të kontrolluar nga ana e forcave anti-eksploziv, rezultoi se valixhja ishte bosh, nuk kishte pasur asgjë brenda saj. Policia rrethoi zonën për disa minuta, në mënyrë që të kryenin ekazminimet e nevojshme, duke mos lejuar edhe qytetarët të kalonin përreth zonës së perimetruar.

Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.