Artet Pamore në të njëjtën situatë që prej 2010-ës, Varvarica: Duhet një galeri qyteti

17 Gusht 2018, 18:31

Studiuesja e arteve pamore Suzana Kuka Varvarica flet për ecurinë e arteve pamore në Shqipëri gjatë vitit 2018. Ajo ndalet tek veprimtaria kryesore e institucioneve, siç është Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar apo edhe Artlab. Varvarica shpreh idenë se ka ardhur koha, që Tirana të ketë një galeri qyteti, ku të shkarkohen të gjitha ndodhitë e arteve pamore. 

Jam munduar që të t’i shtoj edhe t’i ndjek veprimtaritë që janë bërë si brenda edhe jashtë Galerisë Kombëtare të Arteve, edhe pse nuk më pëlqen kjo gjë se nuk kanë ku shkarkohen të gjitha krijimtaritë që ndodhin në breza të ndryshëm. Disa ngjarje ndodhin tek Muzeu Historik Kombëtar. Dua që të them, jo për këtë kryetar bashkie, por për të gjithë që kanë qenë, që mungon një galeri qyteti, sikundër e kanë të gjithë qytetet e mëdha të botës, ku të shkarkohen të gjitha ndodhitë që ka arti pamor, por edhe më shumë.

Suzana Kuka Varvarica, studiuese arti

Studiuesja mendon se 2018-ta ka sjellë zhvillimet e saj, që burojnë nga Galeria Kombëtare e Arteve, sepse ndryshimi i drejtorit në këtë institucion, aktualisht Erzen Shkololli, ka sjellë edhe një vizion ndryshe.