Atentati në Durrës, 50 plumba drejt të 'paprekshmit' të Vlorës, si u survejua dhe iu ngrit prita Edison Harizajt

8 Nëntor 2018, 10:21

Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga ekzekutimi në pritë në Durrës i Edison Harizajt, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, njeriu që konsiderohej në Vlorë si i paprekshmi. Atentati ndaj Harizaj është kryer në mënyrë mjaft të organizuar, ku ekzekutorët që mendohet se janë më shumë pesë persona, kanë vënë në jetë një skenar thuajse të pamundur, për ta realizuar.

Kjo jo vetëm se kush ishte personi që ata kishin vënë në shenjestër për ta asgjësuar,çfarë përfaqësonte ai, dhe çfarë rreziku potencial i priste nëse nuk do arrinin ta vrisnin Harizaj, por edhe për vetë planin që atentatorët kishin zgjedhur të vinin në zbatim. Kundërshtarët e Harizaj, kanë marë informacion të hollësishëm se ku ndodhej në Tiranë dhe ka gjasa se kanë mbjatur në survejim lëvizjet e tij. Mesnatën e martës, pikërisht kur të gjithë ishin fokusuar në emocionet e ndeshjes sportive Inter-Barcelona, kundërshtarët e Harizaj kishin vendosur të kryenin asgjësimin fizik të tij.

Mësohet se Harizaj, pikërisht gjatë kohës kur luhej Inter-Barcelona, ka vendosur të udhëtojë me një automjet tip “Audi” në drejtim të Vlorës, ku personi që e shoqëronte ishte shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, person jo me probleme me drejtësinë.Kundërshtarët i janë vënë në nga pas makinës së Harizaj i cili ishte pasagjer, ndërkohë që bashkëpuntorët e tyre kanë zënë pritën në zonën e unazës së Durrësit, pak para se të mbërijnë në zonën e plepave. Plani ka qënë shumë i qartë dhe shumë i organizuar, me përpikmëri.