Autostrada Tiranë-Durrës, nis ndërhyrja në segmentin Maminas-Sukth

18 Qershor 2018, 09:33

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Që prej orës 06:00 të kësaj të hëne, segmenti i autostradës që është përfshirë nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bënë të ditura detajet si do devijohet trafiku në një njoftim për shtyp.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të rinise te Henen ne oren 06:00 te mengjesit fazen e trete e punimeve ne segmentin Maminas – Sukth ne drejtimin Tirane – Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.