Barazimi historik me Ajaksin, presidenti Meta nderon ekipin e “17 Nëntorit”

19 Shtator 2018, 21:10

Dy gola të Suurbier në minutën e 19` dhe të 58` i jepnin avantazhin Ajaksit të Nekens me shokë, por brohorimat e tifozëve u japin zemër futbollistëve të Tiranës (17 Nëntorit) në atë kohë, të cilët me dy gola të Kazanxhi e Çeços, i marrin një barazim historik Ajaksit.

Duke përfituar nga ky takim, theksoj se sporti nuk është vetëm  aktivitet individual, por edhe aktivitet shoqëror. Duhet ti kushtojmë rëndësi zhvillimit të sportit elitar. Kur ai arrin majat, vendi ndihet krenar. Ky është një mesazh që na ka dhuruar ekipi i asaj kohe. Sot shpreh urimet më të mira Tiranës se vitit 1970 dhe 80 e më pas, pasi kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për të çuar Shqipërinë në Europë përmes sportit.

Presidenti Ilir Meta