Barnat e rimbursueshme, ka shkelje ligjore, farmacistët mbyllin qepenat për dy orë

10 Maj 2018, 16:37

Pas miratimit të listës së barnave të rimbursueshme, farmacistët kanë vendosur të mbyllin qepenat për dy orë.

Udhri i farmacistëve shqiptarë, pas takimit me farmacistë nga i gjithë vendi, ka vendosur unanimisht të pezullojë aktivitetin nga ora 11:00 - 13:00, ne shenje proteste ndaj arbitraritetit që ata pretendojnë se është bërë me listën e barnave të rimbursueshme.

Gjatë takimit, farmacistët unanimisht shprehen qëndrimin kundër kontratës së njëanshme si t’i kerkohet Kryeministrit te nderhyje per te detyruar Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, të negociojë kontratën me Urdhrin e fartmacistëve.

Drejtuesit e rajoneve do marrin masat për farmacite qe do qendrojne te hapura ne menyre qe te sigurohet sherbim per rastet emergjente.