Biznesi i vogël në Peshkopi në protestë: Anuloni vendimin për TVSH, po falimentojmë

21 Prill 2018, 13:19

PESHKOPI-Biznesi i vogël është ngritur në protestë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Protestuesit janë mbledhur para drejtorisë së Tatimeve mëngjesin e sotëm. Ata kërkuan që qeveria të anulojë vendimin, pasi po i dërgon drejt falimentimit.