Bllokohet aktiviteti i Institutit Kulinar Neranxi në Himarë, Neranxi: Ishte në pronë private

18 Qershor 2018, 20:57

Ndalohet në mënyrë arbitrare një aktivitet i Institutit Kulinar Neranxi në Himarë!. Drejtuesi i këtij Instituti, Nikollaq Neranxi, nëpërmjet një postimi në Facebook, e cilëson këtë një akt të paprecedentë të Bashkisë së Himarës dhe Policisë së shtetit.

Në këtë aktivitet do të gatuheshin receta të zonës së Himarës dhe do bëheshin degustime për vendasit dhe pushuesit. Instituti Kulinar Neranxi, kishte dërguar kërkesë në Bashki dhe në Polici, ku njoftonte zhvillimin e aktivitetit. Gjithashtu duhet theksuar se aktiviteti do të bëhej në një tokë private, me çertifikatë pronësie në emër të familjes Neranxi.

Policia, ndërkohë që po bëhej shkarkimi i bazës materiale për tu përgatitur për eventin, ka ndërprerë çdo gjë, duke shoqëruar 3 punonjës të Kompanisë të cilët janë mbajtur në ambientet e policisë mbi 4 orë. Sipas përfaqësuesve të Institutit Neranxi, kjo ishte një ndërhyrje e paligjshme dhe dhe pas asnjë shpjegim, policia rrethoi zonen sikur te ishte skene krimi.