'Çmendet' moti, shi i rrëmbyeshëm në qytetin e Kukësit

17 Korrik 2018, 22:28

Pas ditëve me diell dhe temperaturave të larta të ditëve të fundit, kryeqyteti dhe disa qytete të tjerë të vendit janë përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu. Në Tiranë reshjet kanë zgjatur pak dhe nuk janë raportuar probleme.

Ndërsa në Kukës mjaftoi pak shi dhe rrugët u shndërruan në përrenj duke krijuar probleme për lëvizjen e automjeteve. Për pushuesit reshjet e shiut nuk janë një lajm i mirë, pasi mund t'iu prishë planet që mund të kenë për të realizuar përgjatë javës.