Dalin blof shqiptarët që grabitën 2 milionë euro, pjesa më e madhe ishin false

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar pas disa orësh ndjekjeje nga policia në qytetin e Milanos. Ata akuzohen s ekanë grabitur 2 milionë euro në një nga hotelet me luksoze të këtij qytetit. Në fakt kjo është ajo që kishin menduar 4 shqiptarët, por në të vërtetë shumica prej kartëmonedhave ishin false. Vetëm 65 mijë prej tyre ishin të vërteta.

Ngjarja ndodhi të shtunën më 14 korrik në qytetin e Milanos, Itali. Në pamjet që ka publikuar policia italine dallohen shqiptarët teksa futen dhe dalin me çantët e grabitur nga hoteli.  Pas një ndjekje të gjatë policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarët: Francesk Gjoni, Artur Vrapi, Fation Gjini dhe Kristjan Tarja.  Shqiptarëve u është sekuestruar çanta me para me 2 milionë euro dhe një pistoletë e rezultuar e vjedhur në rajonin e Markes dhe një armë gjysëm automatike.

Në fakt çanta me para ishte e një shtetase franceze 21-vjeçare me origjinë nga Europa Lindore e cila po organizonte një mashtrim në një meeting room të hotelit Hilton. 21 vjeçarja franceze po realizonte një blerje me dy shtetas indianë e dy të tjerë huaj, duke u dorëzuar 2 milionë euro, por vetëm 65 mijë euro ishin të vërteta të tjerat ishin të gjitha para falso.