Debate në qeverinë greke/ Dorëhiqet ministri i Jashtëm Nikos Kotzias: Donin të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara

17 Tetor 2018, 17:32

GREQI- Ditën e sotme ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është dorëhequr nga detyra pas një debati intesiv të Kotzias për marrëveshjen e Prespës. Mediat greke raportojnë se Kotzias ka kundërshtuar faktin se kryeministri Aleksis Tsipras nuk e ka mbështetur atë në debatin me Kammenos, i cili është i ri në koalicion.

Pas lajmit të dorëheqjes me anë të një statusi në Twitter ka reaguar edhe vetë Kotzias, i cili ka sjellë disa vargje të poetëve të lashtë grekë, duke shkruar: 

Momenti vjen, thotë poeti, për të vendosur se kush shkon dhe për kë do të largoheni. Kryeministri dhe një numër ministrash dje bënë zgjedhjet e tyre dhe unë bëta timen. Megjithatë, është e mirë të kujtojmë atë proverbin: Kërkuan që të më varrosnin thellë por harruan se unë jam fara.

Nikos Kotzias, ish-ministri grek 

Sipas mediave greke, ditën e djeshme Kammenos e ka akuzuar Kotziasin se ka marrë fonde sekrete nga miliardieri Xhorxh Soros, ndërsa Kotzias ka thënë se ndihet i ofenduar nga këto akuza. Sa i përket postit të kryediplomatit grek, atë e ka zënë vetë kryeministri Aleksis Tsipras. Do jetë ky i fundit diplomati që do ketë në dorë firmën për marrëveshjet me Shqipërinë, por edhe për emrin e Maqedonisë.