Debatet për Teatrin, opozita: Dekreti nul pasi u pranua! Shumica: Amendimet ligjore

18 Shtator 2018, 18:29

TIRANE-Shumica pranoi sot dekretin e Metës për rishqyrtim të ligjit për Teatrin Kombëtar dhe miratoi po ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese draftin e ri me ndryshimet që pësoi ligji që pritet të kalojë ditën e enjten në Kuvend, por opozita e ka kundërshtuar këtë lëvizje. Sipas PD dhe LSI pas pranimit të dekretit të Presidentit, ligji bëhet nul, ndërsa për ndryshimet e reja që mund të bëhen procedura duhet që të rifillojë nga e para, që të cilësohet ligj i ri, pasi kështu i hiqet mundësia Presidentit për veto.

E vetmja mënyrë që u shkel do të ishte miratimi në tërësi i dekretit. Ky proces nuk mund të amendohet. Mund të paraqitej një nismë e re që nuk u shpreh. Shkelja ishte flagrante. Jemi në kushtet e një kalimi flagrant të një ligji, unë nuk e konsideroj dekretin të miratuar, por bëhet fjalë për variantin e riformatuar që u vihet përpara opozitës në momentin e fundit pa u konsultuar. Të enjten në Kuvend? Do të konsultohemi për të përcaktuar qëndrimin tonë. Jemi në kushtet e një antikushtetutshmërie. U dhunua e drejta e fjalës së opozitës dhe u kalua me nxitim në mënyrë qesharake ai variant i amenduar në fshehtësi dhe shpejtësi. Presidenti u shpreh qartë dhe ne duhet të shprehim, por u shprehëm pro për variantin aktual jo të korrigjuara. Shumica mund të merrte një nismë ligjore dhe Presidenti ta gjykonte këtë nismë dhe ne jemi në kushtet e një shkelje flagrante. Nuk mund të kemi më amendim, jashtë një nisme të re ligjore.

Edmond Panariti

Kjo është bandë. Po shkallmojnë edhe të vetmin mjet, rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë që votohet është pro apo kundër. Në momentin që votohet pro, ligji me të cilin ka kthyer presidenti bie, nuk ekziston më, cdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Ata pranuan që ligji është një vjedhje e hapur, e në vazhdim të këtij plani kërkuan që të fusin pa procedurë pa nënshkrimin e deputetëve ndryshimet. Kjo i mohon presidentit që të ushtrojë veton presidenciale, në një situatë ku nuk ka gjykatë Kushtetuese. I vetmi mjet për t’i vendosur fre babësisë është vetoja presidenciale. Ata e bëjnë jo se nuk njohin rregulloren, është verbimi i hajdutërisë, prova më e gjallë. Deputetët e shumicës janë të lidhur me krimin, janë të blerë nga paratë e pista të ‘Fushës’. Këta pasi rrëzuan sistemin e drejtësisë rrëzuan edhe presidentin.