Debati për integrimin, Macron: Jo zgjerim për Ballkanin! Juncker: Nuk dua rikthim të luftës

17 Prill 2018, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2018-04-17 16:26:58

Ndërkohë që ditën e sotme Komisioni Europian publikon raportet progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor në ecurinë e tyre drejt BE-së, në Parlamentin Europian është zhvilluar një debat për sa i përket zgjerimit të Unionit. Presidenti Francez, Emanuel Macron, vendi I të cilët është skeptik për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Europian duhet të ndalet, pasi blloku ka nevojë që të reformohet.

Nga ana tjetër Macron është kundërshtuar nga lider të tjerë të BE-së, ku presidenti i Komisionit Europian, Juncker, ka paralajmëruar se nëse ndalet zgjerimi i Bllokut, dhe vendet e Ballkanit e humbin shpresën për anëtarësim, atëherë në rajon mund të ketë një rikthim të konflikteve të armatosura.

Vendet anëtare të BE duhet të bien dakord në mënyrë unanime për anëtarësimin e vendeve të tjera. Anëtarësimi në BE ka qenë një forcë e fuqishme për reforma politike dhe demokratike në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Nuk dëshiroj që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua një Europë që Funksionon me vështirësi me 28 vende dhe që së shpejti do të mbese me 27, të vendos nëse ne mund të vazhdojë zgjerimin në mënyrë që të bëhemi 30 ose 32 vende që do të kemi të njëjtat rregulla

Presidenti i Francës Macron

Deklaratës së Macron për një ngrirje të procesit të zgjerimit të BE, i është përgjigjur presidenti i Komisionit Europian i cili u shpreh se:

Nëse ne u heqim këtyre vendeve të cilat janë pjesë e një rajoni shumë të komplikuar, perspektivën europiane, duhet ta pranoj se do të përjetojmë sërish situatën e viteve 1990 dhe unë nuk dua që të rikthehet lufta në Ballkanin perëndimor

Presidenti i KE, Juncker