Dëbora/ Kreu i Qarkut Kukës: Firma s'ka pastruar rrugën e Shishtavecit dhe Bushtricës

Abedin Oruçi, kreu i këshillit të Qarkut të Kukës u shpreh për Report Tv se të gjitha rrugët në Qarkun e Kukësit, përveç dy akseve Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë, janë të kalueshme. Sipas tij, problematike është situata në aksin Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë ku ka prezencë të theksuar dëbore. "Janë dhënë nga qeveria 1 mln euro për rrugën dhe duhet të mirëmbahet, por firma është kapur e papërgatitur. Këto dy rrugë janë në varësi të ARRSH, Bashkia nuk ka lidhje me këto. Janë 1 mln euro të dhëna nga qeveria për mirëmbajtjen e tyre", u shpreh Oruçi.