Dëbora shkakton kaos në New York, 8 viktima dhe 46 të plagosur

16 Nëntor 2018, 21:57

Ndërsa Kalifornia vuan ferrin e flakëve, 8 persona kanë humbur jetën që prej së enjtes në SHBA, për shkak të ngjarjeve aksidentale që lidhen me motin e keq që ka përfshirë pjesën qëndrore, jugore dhe lindore të vendit. Pamjet tregojnë se si dëbora ka zbardhur pjesë të Nju Jorkut, Uashington, Arkansas, Misurit, Ohajos, Virxhinias, dhe Karolinës Veriore.

Nisja e reshjeve të dëborës ka krijuar kaos në qarkullimin rrugor duke shkaktuar përplasje të mjeteve dhe përmbysje në rrugë, e për pasojë janë regjistruar disa viktima dhe të plagosur. Ndërmjet viktimave është një 60-vjecare e cila humbi jetën gjatë drejtimit të makinës në rrugët e Indianas. Rruga nëpër të cilën po kalonte ishte e mbuluar nga akulli e ndërsa mjeti devioj pas humbjes së kontrollit.

Një person tjetër gjeti vdekjen në Ohajo e ndërsa u përfshi në një aksident rrugor edhe një udhëtar në zonën e Merilendit, sipas policisë. Patrulla e Autostradës Arkansas ka raportuar dy incidente të veçanta në të cilat tre vetë u vranë pasi shoferët humbën kontrollin e makinave në rrugët e akullta. Stuhia e parë e dëborës për këtë vit ka shkaktuar edhe vdekjen e dy personave në Misisipi për shkak se autobuzi me të cilin udhëtonin u permbys si pasoje e bores.