Del VIDEO/Ja si u arratis nga salla e gjyqit në Vlorë i dënuari, policët e ndjekin nga pas

23 Maj 2018, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2018-05-23 14:01:39

Report Tv siguron pamjet e arratisjes së të dënuarit Mikel Kasa nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës. Ai iku dy efektivëve të policisë të cilët e kishin shoqëruar në gjykatë, në momentin kur kreu i trupës gjykuese lexoi vendimin që e dënoi atë me 3.4 vite burg.

Ora shënon 10:22 kur menjëherë sapo 29-vjeçari dëgjoi vendimin e gjykatës, ai hipi në njërën tavolinat dhe më pas është larguar nga korridori i katit të dytë të Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit. Ai ka qenë pa pranga në duar.

Kasa akuzohet për Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Në video duken efektivët e policisë si dhe disa punonjës të tjerë nga stafi i administratës së gjykatës që vihen në ndjekje të të riut. Një nga personat që e ka ndjekur ka qenë edhe shoferi i gjykatës.