Dita botërore e bletëve, Gjeçi: Do mbështesim financiarisht shoqatat e bletërritësve

20 Maj 2018, 18:59

Dita botërore e bletëve mblodhi në Lezhë bletar nga të gjithë Shqipëria, Kosova dhe lugina e Presheves. Përmes një panairi ata ekspozuan produktet e bletes, ndërsa u përcoll mesazhi për të bashkërënduar përpjekjet për ruajtjen dhe kultivimin e bleteve.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin autorite lokale dhe qëndrore. Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, tha se dikasteri që ai drejton do të vijojë mbështetjen ndaj aktiviteteve të tilla.

Bashkia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një institucion i hapur ndaj evenimenteve të tilla, më vjen mirë që ky eveniment filloi me Lezhën. Faleminderit të gjithëve, shpresoj që të keni mbarësi në aktivitete të tilla. Një nga gjallesat më productive të globit ka festën sot.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Zëvëndësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi, tha se nuk do të mungojë mbështetja financiare për sektorin e bletërritësve.

Ministria e Bujqësisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje dhe në komunikime shoqatat e bletërritësve. Unë dua të ndaj me ju të dhënat e fundit që kemi nga aplikimet për mbështetje financiare në sektorin e bletërritësve dhe hapet program i IPARD-it, janë fondet e BE-së që ka masë edhe për bletarritësit. E dyta që dua t’u njoftoj sot, është që ne po merremi me problemet e shqetësimet që ju keni ngritur në ministrine e Bujqësisë.

Ermira Gjeçi, Zv\Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural