Durrës, autobusit i çahet goma, 30 pasagjerë në panik në Golem

22 Korrik 2018, 20:22

Rreth 30 pasagjerë janë përfshirë nga paniku, pasi autobusit me të cilin po udhëtonin i është çarë goma në Golem. Report Tv sjell pamjet e momentit kur pasagjerët kanë zbritur nga autobusi, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mundur të mbajë automjetin në rrugë pa u batuar.

Autobusi rrezikonte që të kthehej në burim aksidenti edhe për makinat e tjera që qarkullonin në këtë segment rrugor pasdite e kësaj të diele, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja.