Durrës, vajza e mitur bie në pusetë brenda rrethimit të kopshtit, e shpëton një kalimtar i rastit

21 Shtator 2018, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2018-09-21 17:02:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Një vajzë e mitur vetëm katër vjeç ka rënë në një pusetë të hapur brenda rrethimit të kopështit në Spitallë të Durrësit.

Ndonëse edukatorët janë munduar ta nxjerrin me mjete rrethanore, vendimtare për shpëtimin e së miturës ka qënë ndërhyrja e një djali të ri.

Siç raporton gazetari Artur Korriku, I riu ka kapërcyer murin e shkollës dhe ka hyrë brenda pusetës, aty ku qëndronte e kapur pas hekurave vajza e mitur.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, puseta ndonëse e vogël është shumë pranë lodrave ku luajnë fëmijët e kopshtit dhe askush nuk ishte kujtuar për rrezikun që iu kanosej të vegjëlve.

Pas ngjarjes edukatorët dhe drejtori I kopshtit është larguar pa pranuar të flaës, ndërsa është tentuar të mbyllet edhe puseta.