Emigrimi në SHBA, kush janë 12 personat e shpallur në kërkim

Report TV zbulon emrat e 12 personave të shpallur në kërkim si pjesë e skemës për falsifikimin e dokumenteve dhe që kishin krijuar një grup kriminal. Përveç 39 personave të arrestuar në kërkim janë, Adriatik Çeka, Bashkim Sorra, Ilir Feçi, Përparim Kule, Skënder Koçi, Shkëlqim Koçi, Enxhi Koçi, Jorgo Shaho, Sajmur Hysenbelliu dhe dy bullgarët Borsilab Krimanov dhe Marin Vasilev. Të 12 këta persona kanë pasur rol kyç në emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Në dosjen e gjykatës të siguruar nga Report TV janë zbuluar edhe disa nga rastet e emigrimit të paligjshëm. Janë 11 persona për të cilët është dokumentuar emigrimi i paligjshëm. Ata janë shqiptarë nga Laçi, Tirana, Shkodra, Lushnja, Durrësi, Malësi e Madhe dhe Tropojë.