Festa e Fergesës, muzikë dhe gatime tradicionale në Surrel, Veliaj: Konsumoni produkte vendase

22 Korrik 2018, 13:29

Këngët e vallet tiranase dhe recetat tradicinale të gatimit të Shqipërisë së Mesme, ishin kryefjala e “Festës së Fërgesës” e cila u organizua në Surrel. Atmosferës festive iu bashkuan qytetarë të shumtë, ndërsa nuk munguan edhe turistët për të cilët kjo festë ishe një nga ndalesat gjatë vizitës së tyre në kryeqytet. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, tha se zona ka potenciale të mëdha për zhvillimin e agroturizmit.