Fier/ 2500 abonentë nuk paguajnë faturat e ujit, debitorë rafineria e naftës dhe bizneset, Gjikondi: Të gjithë me matësa

19 Nëntor 2018, 16:14

Në qytetin e Fierit  numërohen 2500 abonentë debitorë përsa i përket mos pagimit të ujit të pijshëm. Pjesa më e madhe e debitorëve janë bizneset dhe Rafineria e naftës. Ndërkohë që një pjesë të konsiderueshme të faturave të papaguara kanë qenë edhe nga institucionet shtetërore, por me daljen e një vendimi të këshillit të ministrave ato tashmë janë future në skemën e likuidimit.

Sa i përket qytetarëve debitorë ata shtrihen në fshatrat e zonës së Dermenasit në Hamil, Baltëz, Muccaj etj. Ndërkohë në këto fshatra ka filluar edhe prerja e lidhje të paligjshme të cilat janë lidhur nga banorë. Drejtori i shitjeve në UKF shprehet se të gjithë debitorët do të ndëshkohen, ndërsa ata që janë me pagesa afrofe do t’u vendosen matësa.

Në këtë zonë jemi duke verifikuar abonentët debitorë dhe ata që kanë lidhje të paligjshme. Do pajisim të gjithë me matësa. Do mundohemi t’ju japim të gjithë ujë në 24 orë. Debitorët më të mëdhenj janë rafineria dhe disa biznese.

Endri Gjikondi, Drejtor i shitjeve në UKF

Aksioni për prerjet e paligjshme do të vijojë edhe në ditë në vazhdim ndërsa sa i përket pjesës së debitorëve të mëdhenj pritet të arrihet një marrëveshje për likujdimin e faturave të prapambetura.