Francë/ Sulm terrorist në Strasburg, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

11 Dhjetor 2018, 21:24 | Përditesimi i fundit: 2018-12-11 21:39:29

Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të martë në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, një person ka vdekur dhe gjashtë kanë ngelur të plagosur.

 Sipas burimeve të komunës së Strasburgut, të cituar nga gazeta L'Alsace, ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner është larguar shpejt nga pallati presidencial Elysee, ku ai ishte në një pritje me presidentin Emmanuel Macron, pasi mësoi të shtënat në Strasburg. Sakaq, qendra e qytetit është bllokuar për një rreze prej 200 metrash rreth sheshit Gutenberg. Sipas të njëjtave media, zona rreth qendrës historike është blinduar nga forcat policore.  BBC raporton se policia ka izoluar zonën dhe trafiku është devijuar.