Historia/ Imami i Rrugës së Kavajës, Edmond Baftjari dhunon familjen, e motra: Nuk e fal, kam frikë se më vret

17 Tetor 2018, 20:14 | Përditesimi i fundit: 2018-10-18 17:27:45

TIRANË- Ditën e djeshme në Report Tv është transmetuar historia e Flora Baftjarit, një zonjë nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait.

Në rrëfimin e saj në studio e motra e tij, Flora ka rrëfyer se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj, madje edhe duke këmbëngulur që ajo të martohet me një besimtar mysiliman, ky i fundit i përzgjeshur nga Ahmet Kalaja. 

Flora: Hyri brenda në shtëpi dhe duke diskutuar dhe më tha që kemi një lajm të mirë për vajzën tuaj. Zoti Ahmet Kalaja ka qënë në shtëpinë time. Ai ka qënë bashkë me Mondin. Ai ka bërë shumë gabim që e ka mohuar sepse ai ka qënë në shtëpi me Mondin. Ka qënë vetëm një herë. Pastaj kanë qënë edhe myslimanë të tjerë. Rreth 30 të tjerë. Nëna më tha që Ahmeti ka ardhur që ka ardhur  të bëjë një fejesë.

E pyetur nga gazetarja Odeta Olldashi nëse do ta falte vëllain e saj, ajo u shpreh se nuk gjë të tillë nuk do ta bënte sepse ai nuk kishte qëndrueshmëri dhe se kjo gjë e bënte të kishte frikë për jetën.

Flora: Motrat e tjera nuk janë dhunar fizikisht nga Edmondi por vetëm psikologjikisht. Në familjen tonë jam dhunuar unë, nëna, babai, por ne nuk kemi gabuar asnjëherë me të. Ne vetëm e kemi ndihmuar. Nuk e fal se ai nuk ka qëndrueshmëri. Tani thotë po, nesër të vret. Kam frikë. Nuk pranoj. I them që të shohë punën e tij dhe të na lërë rehat në punën tonë.  

I të njëjtit mendim është edhe kunata e saj, Majlinda, e cila ka qënë e dhunuar edhe më parë nga kunati i saj. 

Majlinda: Jam dhunuar para 6 vitesh, bashkë me gruan kishte shkulur pemët tek toka jonë. Më përplasi në fytyrë shkallët e drurit. Pastaj iku u largua. Unë e godita për vetëmbrojtje në gju. Në policia na thanë: Qenkeni të dy me shenja. Edhe ti e paske goditur atë. Dhe kështu që u ktheva në shtëpi. Mirë që janë këto telefonat se do të na kishte vrarë. 

Familja Baftjari jeton në fshatin Lalm në Vaqarr, ku z.Xhavid dhe znj.Shiqere jeton bashkë me vajzën e tyre Flora, nusen e ve që jeton bashkë me ta, pasi djali tjetër që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti. Rrëfimi i tyre nis me traumën që kanë pësuar anëtarët e kësaj familje pas dhunës, kërcënimeve që ushtron vazhdimisht djali tjetër i familjes, Edmond.