Homazhet për 20 vjetorin e vdekjes së Azemit, Basha: Nuk do t’i nënshtrohemi të keqes

Bëhet fjalë për Arben Imamin, Ridvan Boden, Astrit Patozin, Besnik Mustafaj dhe Igli Cara. Nuk kanë munguar edhe figura të tjera si Pandeli Majko dhe Mesila Doda, ndërsa Majlinda Bregu dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk ishin të pranishme.

Të gjithë njëzëri konfirmuan edhe njëherë rolin kyç të Azemit në historinë e demokracisë në Shqipëri, duke u shprehur se edhe 20 vjet pas vdekjes ai vazhdon të jetë një shembull për të rinjtë dhe se ëndrra e tij për ta bërë Shqipërinë si Europa vazhdon.

Më 12 shtator 1998, në Tiranë u vra deputeti 35-vjeçar i PD-së, Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj.

Fjalët e figurave më të rëndësishme politike për Azem Hajdarin:

Lulzim Basha: Sot ne kujtojmë Azem Hajdarin dhe Besim Çerjen. Kjo ditë na mori njeriun por na dha legjendën e demokracisë, të pavdekshmin Azem Hajdari. Azemi tregoi se para të keqes dhe robësrisë nuk dorëzohej. Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit nga bandat që kanë kapur shtetin. Sot është dita më domethënëse dhe ne nga ky shesh shprehim vendosmërinë tonë, se ne nuk do t’i nënshtrohemi të keqes dhe se do ta pastrojnë politikën nga krimi për t'i hapur vendit rrugën e bllokuar. Në Shqipëri do të ketë edhe liri edhe demokraci. Azem ti je gjallë, lavdi përjetë Azem Hajdarit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.