Incident në protestë, studentët i heqin megafonin dhe largojnë pedagogun e lëvizjes “Për Universitetin”

9 Dhjetor 2018, 11:26

Tensionohet situata te protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment pedagogu Jani Marka nuk është lejuar që të flasë nga studentët, pasi e kanë akuzuar si pjesë e lëvizjes ‘Për Universitetin’.