Tiranë, i armatosur në makinë, përplas motorët e policisë, arrestohet / Pamjet e incidentit

17 Gusht 2018, 10:42 | Përditesimi i fundit: 2018-08-17 11:19:45

Ndalohen dy të rinj nga policia e Tiranës dhe akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në kryqëzimin “Jordan Misja” pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me Unazën e Tiranës ndërsa një Furositradë "Tuareg" ka përplasur një veturë që ishte në pritje të semaforit dhe dy motorët e patrullës “Shqiponja”.

Të lënduar kanë mbetur dhe dy efektivët e policisë ndërsa sipas denoncimeve nga qytetarët, shoferi i Fuoristradës ka qenë dhe i armatosur.

Janë këto fotot e siguruara në vendngjarje ku dy motorat e patrullave "Shqiponja" kanë mbetur të rrëzuar në tokë ndërsa për afro 1 orë është bllokuar dhe qarkullimi në këtë aks.