Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 13:22 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Tiranė, komunitetet fetare apel: “Paqja ėshtė gjithmonė e mundur”
25/08/2015
TIRANĖ - “Paqja ėshtė gjithmonė e mundur”. Ky do tė jetė slogan i takimit ndėrkombėtar midis komunitetit tė Shen Exhidos sė bashku me kishėn katolike dhe ortodokse tė Shqipėrisė. Takimi do tė zhvillohet ndėrmjet datave 6-8 shtator nė Tiranė dhe do tė hapet me njė mesazh tė rėndėsishėm nga Papa Franēesku. Nė takimet qė do tė mbahen pėr 3 ditė me radhė do tė ulen krerėt mė tė rėndėsishėm fetarė tė Evropės, Mesdheut, Azisė dhe Afrikės. Temat qė do tė diskutohen do tė jenė paqja, zhvillimi i qėndrueshėm, emergjencat mjedisore dhe pabarazitė shoqėrore. Vėmendja do tė pėrqendrohet mė shume te lufta nė Siri, ku krerėt e institucioneve fetarė do tė lėshojnė njė apel pėr armėpushim dhe fillimin e negociatave pėr paqen. Krerėt fetarė gjithashtu do t’u bėjnė thirrje Evropės qė tė mos mbyllė dyert pėr refugjatėt qė vijnė nga vendet e luftės. Ky takim zhvillohet ēdo vit nė njė qytet evropian dhe kėtė herė ishte radha e Shqipėrisė pėr ta mbajtur, duke marė parasysh qė ndalesa e parė e Papa Franceskut nė Evropė ishte vendi ynė, i cili vlerėsohet nga komunitetet ndėrkombėtare pėr bashkėjetesėn midis feve dhe kulturave. (a.a/shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha